U ekzekutua në oborrin e banesës/ Dy të arrestuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, pistat kryesore ku po heton policia

schedule12:15 - 20 Mars, 2024

schedule 12:15 - 20 Mars, 2024

Gentian Bejtja u ekzekutua në oborrin e banesës së tij më 15 mars 2024. Dy të dyshuar kryesor për këtë ngjarje janë vënë në prangat e policisë, Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu.

Lidhur me këtë ngjarje policia po heton disa pista, pasi nuk përjashtohet mundësia e një hakmarrje, por gjithashtu po hetohen edhe konfliktet e mëparshme të Gentian Bejtjas.

“Ngjarja e ndodhur në mbikalimin e Fushë Krujës, ku u vra Brilant Martinaj është gjithashtu një nga pistat ku është përqendruar policia, pasi emri i Gentian Bejtjas u lakua në atë kohë”.

Nga informacionet e siguruara nga gazetari Ervin Leka lidhur me këtë ngjarje, rezultoi se i arrestuari Ilir Beqaraj alias Brahimi është kushëri i Ylli Brahimit. Ky i fundit njihet si njeriu i afërt i Ervis Martinajt.

Dinamika e ngjarjes si lëvizën autorët e dyshuar për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas;

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e  Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB960GG, në pronësi të Edison Haxhiu, lindur në Milot dhe banues në Tiranë.

Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari lindur në Milot dhe banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari , u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e Ilir Beqaraj, një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar, e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e Beqarja., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.

Të gjitha provat e administruara i janë nënshtruar ekzaminimeve kriminalistike dhe janë siguruara elemente provash me perspektivë për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.
Po kështu ky shtetas është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit Gentjan Bejtja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!