TIRANA- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Jozi Kraja, i njohur si Jozi Ndoj, i cili u ekstradua dy dite me pare nga Zvicra.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami, vrasje e kërkuar nga ish-deputeti, Arben Ndoka.
Ndoka dyshonte se Bamët kishin gisht në eliminimin e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka në Lezhë në 2017./abcnews.al


