Bosi i kriptomonedhave do vdesë në qeli/ Gjykata caktoi 11 mijë vite për turkun Faruk Fatih Ozer

schedule12:43 - 8 Shtator, 2023

schedule 12:43 - 8 Shtator, 2023

CEO i Crypto Exchange Thodex është dënuar me 11.196  mijë vjet burg nga një gjykatë turke për krime të shumta duke përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash, sipas Bloomberg.

Thodex ishte shkëmbimi më i madh i kriptove në Turqi, por u akuzua  në prill 2021 për mashtrimin të mijëra investitorëve të kriptove në afro 13 milionë dollarë sipas aktakuzës së prokurorisë.

Pas këtyre akuzave ai u arratis në Shqipëri.  Faruk Fatih Ozer themeloi Thodex në 2017 dhe iku në Shqipëri pasi Thodex u akuzua për mashtrim në prill 2021-it. Ministria e Brendshme Turke tha se Ozer u arrestua në Shqipëri në gusht 2022 dhe u ekstradua në Turqi në prill të këtij viti pas një procesi të gjatë ligjor.

Ndërsa shuma totale e humbjeve për investitorët e kriptove mbetet e panjohur, aktakuza e prokurorit vlerësoi 13 milionë dollarë. Megjithatë, mediat turke raportojnë 2 miliardë dollarë humbje për përdoruesit e saj.

/abcnews.al