GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Plaurent Dervishajn, zbardhet dëshmia: Si më ekstraduan nga Dubai

schedule11:39 - 16 Gusht, 2024

schedule 11:39 - 16 Gusht, 2024

GJKKO ka lënë në fuqi masën e dytë ‘arrest me burg’ për Plaurent Dervishajn, i cili u ekstradua nga Dubai.

Mësohet se ai doli përpara gjykatës për t’u njohur me masën lidhur me vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit.

Gjatë dëshmisë së tij në sallën e gjyqit, Dervishaj ka pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri nuk është as deportim dhe as ekstradim, por rrëmbim.

“Me 6 gusht me kane ardhur ne shtepi Forcat Speciale te Dubait me kane thyer deren me preteksin se te rrezikohej jeta dhe kundrejt teje do te zhvillohet nje atentat”, ka thënë Dervishaj. Ndërsa, e kane çuar te stacioni i Policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flasi me avokatin ku e kane mbajtur 10 ditë dhe me pas me kane hipur ne avion. Ndërkohë, arrestimi është bërë në Rinas.

Sa i përket dosjes, ai ka pretenduar se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me ngjarjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!