Gjykata e posacme ka caktuar masen e sigurise arrest ne burg per Leonard Duken. Kreu i klanit akuzohet per vrasjen e ish-policit Santiago Malko gusht te 2019. Po ashtu masa e dyte e sigurise ka te beje me sigurimin e kushtetve per te kryer vrasjen e Erigers Mihasit dhe Ervis Martinajt.
Gjate zhvillimit te seances me dyer te mbyllura Leonard Duka, i ekstraduar disa dite me pare nga Belgjika nuk ka pranuar qe te jap asnje shpejgim. Leonard DUKA u ekstradua të premten nga Belgjika për në Shqipëri. Pas kërkesës së autoriteteve shqiptare Belgjika pranoi që Leonard Duka të dorëzohet tek autoritetet e vendit tonë, pasi SPAK, e kishte shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, si dhe për operacionin “Revanshi” ku në total u lëshuan 50 urdhërarreste, ndërsa u goditën 7 grupe kriminale.
Klanit ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.
Ndërkohë sipas dosjes hetimore të SPAK, ‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.
Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit. Përplasja për biznesin e bixhozit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin.
Përgjimet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, zbuluan se Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, dyshohet se porositi vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.
Për këtë vrasje Martinaj ishte i vendosur të merrte hak dhe kërkonte me çdo kusht eliminimin e Leonard Dukës dhe rrethit të tij të ngushtë, Elvis Gacaj dhe Altin Gega. Për këtë ai ofroi shuma të mëdha parash deri në 1 milion euro.