U dyshua për eksploziv, çfarë kishte në pakon e dyshimtë në Vlorë

schedule20:46 - 25 Prill, 2022

schedule 20:46 - 25 Prill, 2022

Për rreth tre orë, zona e Plazhit të Vjetër në Vlorë ka mbetur e bllokuar për shkak të një pakoje të dyshimtë në rrugë. Sipas informacioneve të para u dyshua për një sasi eksplozivi të rrëzuar nga ndonjë automjet.

Nga ora 14. 40 kur është dhënë alarmi dhe deri në orën 17. 30 kur është kryer shpërthimi i komanduar nga forcat xheniere të ardhura nga Tiranë, zona dhe rruga ka qenë e bllokuar nga policia që kishte vendosur perimetrin e sigurisë.

Informacioni për një pako të dyshimtë është dhënë nga banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë. Pas shpërthimit të komanduar nga forcat xheniere, policia ka njoftuar se nuk bëhej fjalë për lëndë plasëse. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!