Kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar banesat familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit në Vaqarr.
Banesat e dorëzuara sot, janë blloku i parë rezidencial, i banesave për familjet që mbetën pa strehë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi në kthesë transformimi e zonave të prekura më fort.
Postimi i Ramës:
Vaqarr, Tiranë – U dorëzohet blloku i parë i rezidencial, familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit.
Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi në kthesë transformimi e zonave të prekura më fort
Mirënjohje për Arbërin e “Fundjavë Ndryshe” që na u bashkua duke u solidarizuar me familjet e prekura
/abcnews.al/