Në orët e para të së martës u përfshinë nga flakët “Sarajet e Toptanit”. Siç ka bërë të ditur edhe policia, zjarri ishte i qëllimshëm dhe kamerat e kanë arritur ta fiksojnë autorin. Një nga bashkëpronaret e godinës është shprehur për ABC se beson se zjarri është vënë nga trashëgimtarë të tjerë. Ajo paralajmëron gjithashtu se duhet pasur kujdes pasi mund të digjet edhe muzeu etnografik.
Vjollca Shkreli thotë se prej 15 vitesh janë në konflikt me bashkëpronarët e tjerë të godinës, monument kulture.
“Burri im është trashëgimtar i Zija Toptanit. Kemi 15 vjet që jemi në gjykatë. Ne i disponojmë të gjitha lejet e ndërtimit. E kanë vënë qëllimisht zjarrin trashëgimtarët e Zija Toptanit. Kini kujdes sepse do digjet edhe muzeu etnografik. I vunë zjarr për të ndërtuar pallate.
Ne jemi në një konflikt me njëri-tjetrin me Rajmond Toptanin, që babai i tij ka lindur këtu dhe cuditërisht nuk do ta marrim. Kam dyshime, e kanë bërë trashëgimtarët e Zija Toptani me atë të Kosovave, nuk është dorë e shtetit.” s.b/abcnews.al/