U diagnostikua me kancer/ Princesha Kate Middelton përfundon trajtimin e kimioterapisë, gati për t’iu rikthyer detyrave mbretërore

schedule18:53 - 9 Shtator, 2024

schedule 18:53 - 9 Shtator, 2024

Princesha e Wellsit Kate Middelton thotë se ka përfunduar trajtimin e kimioterapisë, pasi në muajin mars të këtij viti, deklaroi se ishte duke iu nënshtruar trajtimit të kancerit. Middleton është shprehur se shumë shpejt po planifikon të kthehet në detyrat mbretërore në muajt e ardhshëm, edhe pse me kohë të kufizuar.

Në një video-mesazh emocionues, princesha ka thënë se ky vit ka qenë jashtëzakonisht e vështirë dhe se jeta mund të ndryshojë nga çasti në çast. “Nga errësira, mund të dalë drita”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë Kensington Palace thotë se nuk është e mundur në këtë fazë të thuhet nëse ajo është shëruar plotësisht.

Videoja e publikuar nga pallati mbretëror tregon princeshën, Princin Ëilliam, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis duke kaluar kohë së bashku në Norfolk me një mesazh të shprehur nga Kate.

“Ndërsa vera po mbaron, nuk mund t’ju them se çfarë lehtësimi është që përfundimisht kam përfunduar trajtimin tim të kimioterapisë. Nëntë muajt e fundit kanë qenë tepër të vështira për ne si familje. Jeta si ju e dimë se mund të ndryshojë në një çast dhe na është dashur të gjejmë një mënyrë për të lundruar në ujërat e stuhishme dhe rrugën e panjohur”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!