U dhunua sot, zhdukja e mistershme mbi të cilën po kërkonte avokati në Vlorë

schedule09:55 - 22 Qershor, 2020

schedule 09:55 - 22 Qershor, 2020

Avokati i dhunuar këtë të hënë në Vlorë është avokati i Fatjon Myrtaj i zhdukur një vit më parë në Fier.

Burime për Abc News bëjnë me dije se këtë mëngjes, dy persona kanë dhunuar avokatin Kujtim Cakrani, i cili merret dhe me çështjen e 29 vjeçarit, nga Kreshpani i Fierit i zhdukur në mënyrë misterioze.

Në lidhje me këtë ngjarje dyshohet se kanë lidhje kushurinjt e tij, Perlat dhe Lajdon Myrtaj pas një konflikti që kanë pasur. Shkak i zhdukjes së të riut sipas familjarëve dyshohet të jetë , 500 mijë lekë borxh që Fatjoni i ka marrë bashkëshortes së njërit prej kushërinjve, shumë që më vonë familjarët e të zhdukurit  thonë se e kanë shlyer.

LEXO EDHE: Dhunohet avokati në Vlorë: Nuk heq dorë, nuk kam frikë nga kërcënimet

Fatjon Myrtaj punonte në ndërtim në Kosovë bashkë me kushëririn e tij Lajdon Myrtaj. Ditën e zhdukjes 29 vjeçari mendohet të ketë udhëtuar drejt Fierit bashkë të. Rasti po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të rënda.

Ndërkohë avokati i tij Cakrani në deklaratën e tij thekson se i njeh dhunuesit dhe se nuk ëhstë hera e parë që i ndodh një gjë e tillë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!