Një 35-vjeçar, banues në Belsh është arrestuar ditën e sotme, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit pasi është dhenuar është hedhur nga dritarja e banesës. Ajo është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al