TIRANË- Abc News ka zbardhur dëshminë e Adriatik Roshi, që u dhunua barbarisht nga anëtarë të familjes Koçeku në një berberhane në Tiranë.
Përpara oficereve të policisë gjyqësore Roshi ka pretenduar se nuk i njihte personat që e kanë dhunuar pasi kanë qenë të maskuar.
Roshi është shprehur se ia ka lënë çështjen drejtësisë për t’i identifikuar dhe arrestuar autorët.
Po ashtu ai nuk ka dhënë shpjegime në lidhje me rastin e rrahjes masive në lokalin në Palasë./ abcnews.al