“U dha dëshmi e rreme”, policia për ngjarjen në Himarë: Të miturit u përplasën me Jet Ski

schedule21:44 - 15 Gusht, 2023

schedule 21:44 - 15 Gusht, 2023

Policia ka zbardhur ngjarjen në Himarë, ku mbetën të plagosur dy të mitur, 16 dhe 17 vjeç.

Fillimsht u raportua se ata u hodhën nga shkëmbi në det, por nga hetimet ka rezultuar se ata, së bashku me dy të tjerë, shokë të tyre, janë futur në det me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, dhe pasagjeri.

Si pasojë e tronditjes, ata kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërtetën.

Për një nga të miturit, policia nisi procedim penal për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Ndërkaq, policia ka nisur procedim penal për 56-vjeçarin, i cili rezulton pronar i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

Gjithashtu, nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, këtij shetetasi i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!