U dërgua për mjekim të specializuar në Turqi, humb jetën 24 vjeçarja

schedule12:25 - 1 Tetor, 2021

schedule 12:25 - 1 Tetor, 2021

Koronavirusi vijon të godasë të rinjtë, 24 vjeçarja Xheni Kaba, ka humbur jetën këtë të premte në një spital turk ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar.

E reja është infektuar gjatë shtatzënisë së saj, ku për shkak të gjendjes shëndetësore mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme, por gjendja e saj u përkeqësua më shumë duke bërë të mundur që të dërgohej në Turqi.

Fatkeqësisht mësohet se e reja ka mbyllur sytë përgjithmonë, lajm që bëhet i ditur dhe nga familjarët e saj.

Motra e 24 vjeçares prek me fjalën e saj për ndarjen nga jeta të parakohshme të Xhenit, ku i premton se gocës së saj nuk do i mungojë asgjë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!