U dënuan për një krim që se kishin kryer, dy burrat lirohen pas 17 vitesh

schedule12:41 - 21 Prill, 2023

schedule 12:41 - 21 Prill, 2023

Dy burra që bënë gati 17 vjet burg pasi u dënuan gabimisht për tentativë vrasjeje u shpallën të pafajshëm të enjten në Kaliforni. Sipas një ligji të ri, shteti duhet t’u paguajë atyre 140 dollarë për çdo ditë që kanë kaluar pas hekurave, ose rreth 900,000 dollarë.

Dupree Glass dhe Juan Rayford ishin përkatësisht 17 dhe 18 vjeç kur u arrestuan në vitin 2004 gjatë një sherri ku përfshihej një grup adoleshentësh në një shtëpi në Lancaster, në veri të Los Angeles.

Dy persona u goditën me armë zjarri, por sipas dosjeve gjyqësore, plagët nuk ishin të rënda. Të dy të pandehurit u dënuan për 11 akuza për tentativë vrasje dhe u dënuan me 11 burgime të njëpasnjëshme të përjetshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!