Vrasja në Babrru/ Zbardhet dinamika e krimit, arrestohet autori i dyshuar

schedule09:20 - 3 Tetor, 2025

schedule 09:20 - 3 Tetor, 2025

TIRANË- Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru.
Pasi kanë dalë nga lokali, 40-vjeçari dhe autori janë konfliktuar për motive banale ku autori e ka qëlluar me thikë Ismajlgecin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij. Ai është Arlind Demushi, i cili u arrestuar nga Policia në qytetin e Durrësit.
Grupi hetimor dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të krimit në zonën e Babrrusë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!