U dënua me 6 vite burg, Fjolla Morina tërheq vëmendje me veprimin e fundit nga arratia

schedule18:36 - 29 Mars, 2021

schedule 18:36 - 29 Mars, 2021

Këngëtarja Fjolla Morina vazhdon të tërheq vëmendje me çdo lëvizje që bën. Ndonëse Gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg për akuzën e rëndë të trafikimit të armëve, ajo vazhdoi pushimet në Maldive pa e vrarë mendjen.

Ndërsa së fundmi, Fjolla ka marrë një vendim të papritur. Ajo ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram. Nuk dihen arsyet, por gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.

 

Kujtojmë që pak ditë më parë, këngëtarja dha një intervistë për mediat në Kosovë, ku ndër të tjera u shpreh se arma që iu gjet në çantë ishte e një mikut të saj të ndjerë, por e mbante se ishte një nënë e vetme. Sakaq, avokatja e saj ka kërkuar që Fjolla ta shlyente dënimin me gjobë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!