Një denoncim i mbërritur në rrugë operative në polici, se një 40 vjeçar në fshatin Buz të Memaliajt fshihte në banesën e tij armë, municione dhe lëndë narkotike ka vënë në lëvizje Policinë e Tepelenës. Në denoncimin e tij qytetari tregonte se ai posedonte edhe lëndë narkotike.
40 –vjeçari Dine Kika nga fshati Buz, i Memaliaj është vënë në pranga nga Policia e Tepelenës në fshatin e tij pas denoncimit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij unformat blu gjetën të fshehura një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe municion luftarak.
Ndërsa sasia prej 1.5 kg kanabisi u gjet në makinën e tij.
40 vjeçari akuzohet per “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./abcnews.al

