Një 55 vjeçar i denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij është gjetur i pajetë në fshatin Brataj në Vlorë.
Policia bën me dije se bashkëshortja e tij kishte denoncuar në polici se me datë 3 janar ishte larguar nga banesa shtetasi N.A. i cili është gjetur i vetëvarur në një fshat aty pranë.
Dyshimet e para janë se viktima vuante nga depresioni.
LEXO EDHE: Bashkëshorti i ikën nga shtëpia, 52 vjeçarja në Vlorë kërkon ndihmën e policisë
“Më datë 06.01.2022, në fshatin “Brataj”, Bashkia Selenicë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit N.A.,55 vjeç, banues në lagjen ” 24 Maji”, Vlorë, i cili ishte deklaruar i larguar nga banesa më datë 03.01.2022.
Dyshohet që në kushtet e depresionit ky shtetas të jetë vetëvarur”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al