U dëmtuan nga tërmeti, në shtator nis restaurimi i Teatrit të Kukullave dhe 5 objekteve arkeologjike

schedule18:47 - 9 Korrik, 2021

schedule 18:47 - 9 Korrik, 2021

Prezantohet projekti i restaurimit të Teatrit të Kukullave dhe 6 monumenteve të trashëgimisë, të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.

Ministrja e kulturës, Elva Margariti tha se pas konsultimeve finale me grupet e interesit, në shtator hapen kantieret e restaurimit për këto objekte të rëndësishme të trashëgimisë të financuar nga fondi prej 40 milion Eurosh të Bashkimit Europian i cili zbatohet nga UNOPS.

Pas nisjes së restaurimit të mozaikut në ballin të Muzeut Historik Kombëtar, UNOPS prezanton para drejtuesve të institucioneve dhe specialistëve projektet për 6 objekte të trashëgimisë kulturore: si Teatri Kombëtar i Kukullave, Muzeu Etnografik në Krujë, Torra Veneciane dhe Hamami në Durrës, Muzeu Etnografik në Kavaje, Ura e Kurcaj-t, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se pas rishikimit dhe plotësimeve të propozuar nga specialistët, miratimi i tyre do të kaloj në Këshillë Kombëtare të Trashëgimisë dhe pritet që të nis puna në fillim të shtatorit.

Drejtorin I muzeut të Krujës, kërkoi që në projekt të shkrihet edhe krijimet artizanale në muzeun etnografik , që t’i bëj objektet e etnografisë të prekshme për vizitorët

Sipas Margaritit Administrata dhe rekuizita do të zhvendosen në ish- Kinostudio, ndërsa shfaqjet në tur në rrethe. Programi “EU4Culture” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, me një buxhet prej 40 milion Euro. Qëllimi i projektit është të restaurojë sitet e trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!