Ekspertët xhenierë kanë nisur shembjen e një godine 3-katëshe te Universiteti Bujësor i Tiranës.
Gazetari Maksi Rama nga vendngjarja bën me dije për abcnews.al se godina pritet të shpërthehet në këto momente.
Godina tre katëshe ka shërbyer si godinë banimi. Mirëpo, që prej vitit 2016 të gjitha banorët ishin zhvendosur prej aty për shkak se godina ishte e amortizuar dhe përbënte rrezik.
Ndërkaq, tërmeti i 26 nëntorit e dëmtoi edhe më shumë atë, ndërsa është marrë vendimi për ta shembur.
Sakaq, janë edhe tetë godina të tjera pranë universitetit Bujqësor po ashtu të dëmtuara që pritet të shemben në vijim./abcnews.al