Ministria e Kulturës mbyll edhe Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” për shkak të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti. Ndërsa këtë të enjte Galeria Kombëtare e Arteve hapi dyert për vizitorët, pasi akti i konstatimit konfirmoi se godina është brenda kushteve teknike për të pritur vizitorët. Megjithatë ende muret nuk janë suvatuar.
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme në disa institucione kulturore. Edhe muzeu i përgjimeve “Shtëpia e Gjetheve” është mbyllur me urdhër të Ministrisë së Kulturës, për shkak të çarjeve të mureve dhe rënies së suvasë. Edhe vizitorët lajmërohen përmes njoftimit, për mbylljen e tij. Hapja e muzeut do të kryhet pas daljes së akt – ekspertimit nga Instituti i Ndërtimit. “Muzeu i Gjetheve”, ka hapur dyert më 23 maj 2017.
Ndërkohë që Galeria e arteve, hap dyert për vizitorët pas daljes së akt- ekspertizës nga Instituti i Ndërtimit, ku e cilëson godinën pa probleme dhe aspak të rrezikshme. Megjithatë, këta fëmijë të cilët janë vizitorët e parë në galerinë e arteve , ju duhet të përballet, me shenjat e tërmetit në muret e galerisë, të cilat janë të dukshme në katër anët e saj. Në Galerinë Kombëtare, është e hapur ekspozita “Tirana durim”. Këto janë pjesë e koleksionit të gjerë që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve (në ekzistencë që nga viti 1954) e artit Realist Socialist të prodhuar në Shqipëri gjatë sundimit të Enver Hoxhës nga viti 1946 deri në vitin 1985, dhe duke vazhduar edhe në fillim të viteve 1990.
“Tirana Patience” u mundëson vizitorëve me këtë ekspozitë krijimin e një lidhjeje më të ngushtë me disa vepra që janë trajtuar veçanërisht nga një numër pjesëmarrësish shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
/abcnews.al