Laçi i shkaktoi Tiranës humbjen e dytë në këtë sezon, teksa e mundi me rezultatin e ngushtë 1-0, me gol të shënuar në minutën e fundit me penallti nga Regi Lushkja.
Një humbje kjo që dhemb për bardh e blutë, të cilët përveç që humbën një rast të artë për t’u shkëputur në vendin e parë, por përball kurbinasve mori një dëmtim edhe mbrojtësi Filip Najdovski.
Mbrojtësi maqedonas u largua nga fusha e lojës, teksa nuk mundi të vazhdonte të vazhdonte lojën.
Sipas asaj që parashikohet shanset e lojtarit për të qenë gati për sfidën kundër Teutës janë shumë të vogla, dhe kjo situatë po mban në “ankth” Orges Shehin që në një sfidë delikate s’do të ketë një nga lojtarët kryesorë të formacionit bazë. /f.a/abcnews.al