U dëbuan nga palestra, romët e Lezhës pas protestës rikthehen tek banesat e dëmtuara nga tërmeti

schedule21:12 - 19 Shkurt, 2020

schedule 21:12 - 19 Shkurt, 2020

Pamundësia që kanë patur banorët e komunitetit rom, për të paguar qiratë, ndërmjet bonusit të strehimit pas dëmtimit të shtëpisë nga tërmeti i 26 nëntorit, si dhe pamundësisë,  për të qëndruar të strehuar në palestrën e gjimnazit, këta banorë janë rikthyer në pallatin i cili edhe pse është shpallu i pabanuar është streha tyre vetme.

Kjo ishte zgjidhja e vetme. Me fëmijët, nuk mund të kalonin edhe një natë tjetër në të ftohtë, është pse rikthimi ne banesa e rrënuara u rrezikon jetët.

Banesat e premtuara nga Bashkia janë në rikonstruksion…

Rreth 40 persona të këtij komuniteti u nxorën mbrëmjen e martës me dhunë nga palestra e shkollës, ku ishin strehuar pas tërmetit.  Megjithë protestën e mëngjesit të së mërkurës para Bashkisë së Lezhës, nuk morën përgjigje. Autoritetet lokale i qëndrojnë vendimit të akordimit të bonusit të qirasë, i pamjaftueshëm për shlyerjen e faturave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!