James Corden ka folur për herë të parë pas skandalit, ku u pezullua përkohësisht nga një restorant në New York. Pronari Keith McNally theksoi se prezantuesi televiziv ishte dëbuar nga restoranti për shkak se ishte sjellë keq ndaj stafit ndërsa e cilësoi atë si “klientin më abuziv ndonjëherë”.
Në një postim vijues disa orë më vonë, ai tha se Corden kishte kërkuar falje dhe ndalimi ishte hequr. Mirëpo, duke folur për New York Times, prezantuesi ka thënë: “”Unë nuk kam bërë asgjë të keqe, në asnjë nivel. Pra, pse do ta anuloja ndonjëherë këtë [intervistë]? Unë isha atje. E kuptova”.
James Corden breaks silence, says Balthazar restaurant drama is ‘beneath’ him https://t.co/kvWVpayU9C pic.twitter.com/PDf1kwq60C
— New York Post (@nypost) October 21, 2022
/abcnews.al