U bllokuan në kanionin e Langaricës, policia ndihmon 7 turistët e huaj

schedule16:03 - 12 Qershor, 2023

schedule 16:03 - 12 Qershor, 2023

Shtatë turistë të huaj janë shpëtuar nga policia e Përmetit, pasi kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës.

Sipas policisë në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes është bërë e mundur nxjerrja e tyre nga terreni ku ishin bllokuar.

Punonjësit e Policisë i vijnë në ndihmë 7 turistëve të huaj që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës.  

Ditën e sotme, në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.   

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe anëtarët e federatës shqiptare “Rafting Albania”, kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.  

Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.  

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe shërbimet e tjera që i erdhën në ndihmë në kohë rekord.

DVP Gjirokastër fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!