Nxirret nga kanioni i Gjipesë turisti polak. Operacioni që ka nisur prej ditës së djeshme është përmbyllur sot, ndërsa turisti polak është nisur drejt spitalit të Vlorës.
Turisti polak kërkoi ndihmë përmes një telefonate në polici. Në zonë prej ditës së djeshme mbërritën forca të policisë. Pavarësisht përpjekjeve nxjerrja gjatë ditës së djeshme nuk është realizuar edhe për shkak të terrenit të vështire dhe errësirës. Aksioni ka rinisur sërish këtë mëngjes dhe turisti u shpëtua.
/abcnews.al