Një mjeke, e cila ishte anëtare e procesit të vaksinimit në Qendrën Shëndetësore Lamia u ka bërë thirrje njerëzve të mos vaksinohen kundër Covid-19.
Por pas thirrjeve për të mos u vaksinuar mjekja greke u dërgua në një spital psikiatrik. Sipas LamiaReport, nëna e mjekes paraqiti një kërkesë për ekzaminimin psikiatrik të vajzës së saj në stacionin policor të Volos, duke thënë se ishte e shqetësuar për shëndetin e kësaj të fundit.
Prokuroria e Lamia-s urdhëroi që mjekja të kontrollohet nga psikiatër të Spitalit Publik siç parashikohet nga ligji. Gruaja u ekzaminua si në spitalin Lamia ashtu edhe në spitalin psikiatrik në Athinë. Të dy psikiatrit ranë dakord se ajo duhej të qëndronte në Spitalin Psikiatrik të Atikës për disa teste ekzaminuese dhe për të marrë trajtimin e duhur./abcnews.al