“U bënë të gjithë këngëtarë”, Egli Tako iu përgjigjet publikisht zërave pas debutimit të saj në muzikë

schedule21:57 - 3 Korrik, 2021

schedule 21:57 - 3 Korrik, 2021

Partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako tashmë ka debutuar në rrugën muzikore dhe kënga e parë që ajo ka lançuar titullohet “Adios”, muzika e së cilës është e përzierë me ritme spanjolle. Egli e ka kompletuar këngën edhe me një klip plot ngjyra dhe me paraqitje seksi.

Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC për të folur pikërisht për këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj, siç është muzika.

Ajo ka studiuar për kanto, prandaj mund të themi që nuk është aq rastësore fakti që Egli ka vendosur t’i përkushtohet muzikës.

 

Por si do ju përgjigjej Egli të gjithë zërave që mund të thonë “u bënë të gjithë këngëtarë?”

“Mendoj që edhe publiku nuk mund ta gjykojë dikë apo diçka vetëm me një dëgjimi apo me një material. Padyshim që gjërat sa vijnë dhe do përmirësohen. Unë në fakt mund të kisha zgjedhur të nxirrja edhe një baladë apo një këngë që të tregoja 100% vokalin tim. Unë dija të bëja dhe këtë, por përderisa unë po futem në treg, nuk kam pse tregoj patjetër këtë shtrirje vokale se tregu ka treguar se nuk do këtë, por do komercialitetin. Prandaj përzieva edhe dicka komerciale dhe një rrymë pak latine që ende nuk është futur tamam tamam në Shqipëri. Doja të përvetësoja diçka që të mos ngjaja si dikush tjetër, por të sillja një frymë të re. Në refren, ndoshta njerëzit nuk e kuptojnë, por unë kam kapur një notë goxha të lartë”, është shprehur Elgi Tako.

Ajo ka treguar se Olsi ka qenë mbështetja e saj më e madhe dhe gjatë një mbrëmje teksa po qëndronin në makinë ka lindur edhe kënga “Adios”.