Kryeministri Edi Rama thotë se u bë spektakël mediatik dhe politik në lidhje me vrasjen e Egli Progës në Pogradec dhe 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama deklaroi se u thanë të pavërteta dhe pati sajime në lidhje me këto dy ngjarje të rënda.
“Vrasjet rrallohen vit pas viti, e mbyllim vitin me numrin më të ulët të vrasjeve. E kemi nisr me 1 vrasje në 3 ditë, kemi ardhur duke e ulur. Mirëpo, jeta mediatike dhe politike ka nevojë për të vrarë, plagosur, për spektakël. Këtë vit, ka pasur dy spektakle. Nuk diskutohet që në aspektin e audiencës, kanë qenë spektakle që ia kanë vlejtur. Spektakli i pas vrasjes në Pogradecit, i cili u karakterizua nga gënnjeshtra pas gënjeshtrash. Duke filluar nga politikanët, e pastaj, o burra, kush flet më shumë në drejtim të gabuar. Spektakli tjetër dhe më i shëmtuar, ishte ai që u bë me 14-vjeçarin dhe me tragjedinë e asaj familje. Aty u krijuan edhe vrasës të tjerë, u sajuan thika të tjera, u treguan versione kriminale. Unë e quaj kriminale që në kushtet e atyre emocioneve për humbjen e një jete aq të re, t’i të furnizosh publikun me helm. Është mbajtur publiku për një kohë të gjatë në ajër, me mashtrim kolektiv, ata që u përfshinë. i vranë disa herë duke vrar1ë të vërtetën e tyre. Nuk ka më çdo tre ditë, dhe kur ndodh një, o brra të nxjerrim sa më shumë gjak, nga shpirti i këtij mileti, sepse duhet rrëzuar regjimi. Shkaqet e tensionit që ka midis fëmijëve, prindëve, mësuesve, shkollës, janë komplekse dhe duhen adresuar. D mbyllim Tik Tok mbi një vit, do shohim si do evoluojnë gjërat. Ne nuk kemi kohë për të pritur. Duhet mbajtur një qëndrim i fortë. Do rrisim sigurinë në shkolla. Të gjitha do të jenë të dokumentuara dhe transparente. Do jetë e pamundur për të penertuar çfarëdo qoftë në xhepa. Kjo do të rrisë nivelin e sigurisë”, theksoi ai./abcnews.al