U bë e “gjallë” pas daljes nga burgu, Elsa Lila jep një tjetër lajm të rëndësishëm

schedule09:34 - 21 Tetor, 2022

schedule 09:34 - 21 Tetor, 2022

Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Elsa Lila është kthyer në vëmendjen e mediave. Ajo u bë “e gjallë” disa muaj pasi u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. Këngëtarja ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-drogë në Itali.

Elsa ka hapur profilin e saj zyrtar në Instagram, ndërkohë sot po vazhdon me postimet, duke paralajmëruar rikthimin në muzikë dhe këngën e re. Ajo ka postuar disa foto të realizuara në studion e Fadil Berishës, krahas së cilave i falenderon të gjithë për mbështetjen.

“Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen!Ju dua dhe me mungoni.Shihemi shpejt ne Shqiperi!”, ka shkruar Lila në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elsa Lila (@elsalilaofficial)

Kujtojmë që këngëtarja u mbajt për pak kohë në qeli për shkak të hetimeve dhe në përfundim autoritetet policore italiane njoftuan se ajo nuk kishte lidhje me akuzat që rëndonin mbi të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!