U arrestua për vrasjen e ish deputetit, babai i Marjan Kolës: Të lirohet, nuk ka prova

schedule10:41 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 10:41 - 4 Dhjetor, 2021

Këtë të shtunë kanë reaguar familjarët e Marjan Kolës, i cili është arrestuar si bashkëpuntor në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujkan në Shkodër.

Familjarët kërkojnë lirimin e tij, pasi atë natë që ka ndodhur vrasja djali i tyre ka qenë në Kosovë.

Jam 87 vjeç dhe i kërkoj shtetit që të më lirojnë djalin që ma kanë kapur të pafajshëm. Shteti duhet të jetë i sigurt, jo të më kapë djalin kot, unë jam familje dëshmorësh, si mund të ma kapin e mbajnë brenda pa asnjë provë djalin sot. Djali ka qenë me 28 dhe me 29 ka qenë në Kosovë. Me atë personin tjetër kanë qenë shokë, asgjë tjetër. Viktimën as e kemi njohur e as kemi pas marrëdhënie me të. Marjani ka shkuare për qejf në Kosovë për të blerë tesha, dhe rrobat i ka në makinë”, ka thënë Ded kola 87 vjeç.

LEXO EDHE: “S’ishim në Shqipëri natën e vrasjes së Pashko Ujkës”, Kelmendit dhe Kolës u komunikohet arrestimi

Ndërkohë Petrit Kola nga ana tjetër thotë se vëllai i tij ka qenë në Kosovë kur ka ndodhur ngjarja.

 “Është me kamera dhe me të gjitha poligoni ku ka hyrë me bërë qitje. Dje kam qenë në Kosovë dhe kam bërë kallëzim penal për këtë punë. Vëllai im është arrestuar me 30jemi të zhgënjyer dhe duam vetëm drejtësi për vëllain, jo për hatër e për gjë, dua të ndjek drejtësinë”, ka thënë vëllai i tij.

Ndërkaq për vrasjen e ish deputetit mbrëmjen e 29 nëntorit ka rënë edhe Kristian Klemendit./abcnews.al