U arrestua për sulmin në uzinën e Gramshit/ Paraqitet sërish në gjykatë rusja Svetlana Timofeeva, çfarë pritet të ndodhë

schedule09:32 - 24 Shkurt, 2023

schedule 09:32 - 24 Shkurt, 2023

Svetlana Timofeeva paraqitet sërish para gjykatës këtë herë me kërkesë të prokurorisë e cila kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit.

Por mbrojtja kundërshton pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.

Gjyakata e Elbasanit ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë.

Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit. Nisur nga fakti që gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë gjykata e Apelit në Tiranë.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skenderi, bën me dije se kjo seancë nuk ka lidhje me procesin e ekstradimit, por është një seancë kryesore. Seancë për akuzat që i janë ngritur në Shqipëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!