U arrestua për mashtrim, Apeli i Tiranës lë pas hekurave noteren Rezarta Koçi

schedule12:19 - 17 Shkurt, 2022

schedule 12:19 - 17 Shkurt, 2022

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg noteren Rezarta Koçi e arrestuar pak ditë më parë nga policia për mashtrim dhe shpërdorim të detyrës.

Hetimet kishin nisur pasi 4 kallëzimeve që ishin bërë nga qytetarë te ndryshëm ndaj noteres, por sipas informacioneve ajo është arrestuar vetëm për një prej tyre, ku ishte kallëzuar  për mashtrim.

Nga  hetimet ka rezultuar se noterja 40 vjeçare, gjatë kohës që përgatiste dokumentacionin, nuk hapte llogari të ngrirë bankare për transferimin e parave nga pala blerëse tek ajo shitëse, por në kundërshtim me ligjin përdorte llogarinë e saj personale.

Mashtrimet e Koçit u zbuluan nga qytetarët që ishin pala shitëse, pasi nuk merrnin asnjë shumë lekësh edhe pse certifikata e shtëpisë apo biznesit që shisnin kalonte në emër të palës blerëse.

Klientët e saj Koçi i mashtronte duke i thënë se do  ti kalonte nga dita në ditë. Referuar kallëzimeve numri i qytetarëve te mashtruar nga noteria është mjaft i lartë, ku shumat që ajo ka përvetësuar kapin vlera te majme. 40-vjeçarja do hetohet për, “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Kujtojmë se disa muaj më parë, në zonën e “Komunës së Parisit”, as iu vendos një sasi tritoli tek, makina e saj “Range Rover” që ishte e parkuar, poshtë banesese. Kjo ngjarje është ende e pazbardhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!