Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U arrestua për abuzim me të miturën/ Fqinjët të tronditur: Është baba i 4 vajzave, është bërë edhe gjysh

schedule22:06 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 22:06 - 30 Dhjetor, 2025

POGRADEC- Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar të jetë shtatzënë, rreth 22 javëshe. Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.

Policia ka arrestuar Rrushan Selko, 67 vjeç, si autor të dyshuar të abuzimit me të miturën. Të afërmit e tij thonë se 67-vjeçari është baba i katër fëmijëve, madje është bërë gjysh, por se nuk kanë dijeni për rastin.

“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai, se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Kur erdhi policia, i çova deri aty lart dhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyja familjeve është shumë e mirë. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka.”, tha Adem Selko, kushëriri i autorit.

Të tjerë thonë se autori nuk njihej si njeri problematik.

“Ai personi është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë.
Familjen e vajzës nuk e njoh, ia kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë.

Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mirë është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipa, mbesa. Fëmijët i ka të martuar.”, tha Zybe Selko, gruaja e kushëririt të autorit të dyshuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!