Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në një mbledhje urgjente të thirrur nga Kryetari i Këshillit, Alfred Balla ka vendosur pezullimin nga detyra të prokurorit të Kukësit, Xhevahit Lita.
Vendimi për pezullimin e tij është marrë pas arrestimit të bërë nga megaoperacioni Metamorfoza, ku u arrestuan dhe zyrtarë të tjerë nën akuzën e korrupsionit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Ndërkohë deri në zgjedhjen e prokurorit të ri këtë pozicion do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.
Ndërkaq kujtojmë se Lita është arrestuar disa ditë më pare nga një megaoperacion që u zhvillua në disa qytete të vendit ku mes të arrestuarve ishte edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefin e Forcave Operacionale Oltion Bistri dhe disa persona të tjerë të njohur. /abcnews.al