U arrestua nga AMP, policit në Fier i gjendet serish drogë, pranga 3 shtetasve të tjerë

schedule11:08 - 27 Maj, 2024

schedule 11:08 - 27 Maj, 2024

Një efektiv policie i cili u arrestua nga AMP rezultoi se kishte marrë me qera një banesë ku ishte magazinuar lëndë narkotike kanabis.

Në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë. Sipas AMP, në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Po nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë Lorenc Gropa e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Njoftimi: Fier – Arrestimi i punonjësit të Policisë dhe 3 shtetasve/ AMP sekuestron edhe 500 gr cannabis sattiva

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë ., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!