Almir Gjidiaj, 33-vjeçari shqiptar që u arrestua në Kolumbi për trafik armësh, rezulton me precedentë penalë edhe në Shqipëri. Në vitin 2011 është arrestuar bashkë me tre persona të tjerë në Tiranë.
Në dritaren e banesës ku qëndronin u vendos një sasi tritoli. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një çantë me rreth 5 kg kanabis. Në mesin e të arrestuarve në atë kohë ishte edhe Gjidiaj.
Policia tha në atë kohë se shpërthimi kishte të bënte me sasinë e drogës që u gjet në banesë. Dyshohej se mes autorëve dhe të arrestuarve kishte pasur një konflikt për sasinë e bimës narkotike e destinuar për shitje.
Almir Gjidiaj ishte akomoduar në një hotel në ishujt Rosario kur u arrestua nga policia kolumbiane. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve./abcnews.al



