Vrasësi serial Nuredin Dumani nga spitali i Fierit është transportuar në spitalin ushtarak në Tiranë këtë mbrëmje, për të marrë ndihmë mjekësore, për shkak se është plagosur gjatë shkëmbimit me armë në fshatin Papër të Elbasanit.
Largimi i tij nga spitali i Fierit është bërë pasi në këtë institucion zbarkuan kreret më të lartë të policisë. Transportimi i tij në spitalin ushtarak është bërë nën masa të larta sigurie. Dy furgone të RENEA-s janë larguar së bashku me autoambulancën.
Nuredin Dumani, një prej emrave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare është arrestuar mbrëmjen e kësaj të marte në Fier.
Gjithashtu ka dyshime se 39-vjeçari është i përfshirë edhe në atentatin e ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku në drejtim të një makine BMW u qëllua me breshëri plumbash. Ai mësohet se u arrestua në një pallat që ndodhet rreth 1 kilometër nga spitali i Fierit.
be.k/abcnews.al


