U arrestua gjatë aksionin policor, kontroll në banesën e ish-kryetari të Shtërpcës

schedule12:01 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 12:01 - 21 Dhjetor, 2021

Banesa e ish-kryetari të Shtërpcës, Bratislav Nikoliç, është bastisur pasi i njëjti në mesin e 10 personave të arrestuar për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Policia e Kosovës pas bastisjes ka konfiskuar edhe dy vetura, të cilat sipas banorëve janë të Nikoliçit.

Aksioni i Policisë ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit rreth ndërtimeve pa leje në Brezovicë.

Ndërkohë përveç tij, janë arrestuar edhe drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë tjerë dhe pronarë të firmave, të cilët dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Express