U arrestua dje në Berat, çfarë pritet të ndodhë nesër me ish-shefin e Dhërmiut, Sokol Bode

schedule11:53 - 12 Gusht, 2022

schedule 11:53 - 12 Gusht, 2022

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar SPAK për arrestimin e ish shefit të Dhërmiut Sokol Bode. Ai u arrestua ditën e djeshme në qytetin e Beratit, ndërsa kërkohej prej vitesh nga autoritetet.

Sokol Bode, aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ndërkohë që nesër pritet që ai të dalë përpara gjykatës për t’u njohur me vendimin e dënimit me 12 vite burg dhënë në mungesë ndaj tij.

Lexo edhe: “Mos qaj se kjo dihej”, arrestimi i Sokol Bodes për lidhjet me Habilajt, kur mbërriti policia kërkoi vetëm 2 minuta të takohej me familjen

Ai u dënua si pjesë e grupit të Habiljajve, ku sipas SPAK ata janë vëzhguar e përgjuar duke ngarkuar me drogë peshkarexhen “Fatmia”, me qëllim trafikimin e saj drejt Italisë.

/abcnews.al/