U arrestua dje, Ardjan Çapja dërgohet në QSUT pas problemeve me zemrën

schedule17:11 - 30 Mars, 2021

schedule 17:11 - 30 Mars, 2021

TIRANË- Një ditë pas arrestimit të tij në Elbasan, Ardjan Çapja është dërguar me urgjencë në QSUT. Abcnews.al mëson se ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe aktualisht ndodhet në reanimacion ku pritet të bëjë edhe koronarografi.

Ardjan Ardjan Çapja u vu në prangat e policisë ditën e djeshme, ndërsa në kërkim u shpall Florenc Çapja. Ata akuzohen se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir.

Arrestimi i Ardjan Çapjat është bërë mëngjesin e 29 marsit pas finalizimit të operacionit i koduar “Krasta 2021”. Gjatë operacionit, në banesën e Ardjan Çapjas, Policia i gjeti dhe sekuestroi edhe një kallashnikov. Ardjan Çapja dhe Florenc Çapja akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë policia ka arrestuar edhe Ardi Çekanin i cili fshihej në banesën e Ardjan Çapjas. Çekani u prangos nga RENEA, pasi u gjet në banesën e Ardian Çapjas. Ai i ishte në kërkim i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!