U arrestua disa ditë më parë, koka e grupit në kriminal në Serbi tregon lidhjen me Vuçiç

schedule13:40 - 22 Korrik, 2021

schedule 13:40 - 22 Korrik, 2021

Veljko Belivuk kreu i një grupi të organizuar kriminal në Serbi i cili është arrestuar së fundmi, u ka thënë hetuesve se ka pasur kontakte me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ai para hetuesve tha se Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij dëshironin favore të ndryshme përfshirë frikësimin e organizatorëve të protestave kundër pushtetit të Vuçiçit shkruan portali KRIK duke cituar transkriptimin e marrjes në pyetje të Balivuk.

Belivuk dhe grupi i tij janë arrestuar para disa muajve dhe u akuzuan për vrasje, trafikim të narkotikëve dhe të tjera krime serioze. Transkriptimi e citon atë të ketë thënë se ai vendosi të flasë për marrëdhëniet e tij me Vuçiçin, Vulinin, vëllain e Vuçiçit, miqtë dhe politikanë të tjerë që kërkuan favore të cilat ai renditi.

Belivuk tha se ai kontaktoi Vuçiçin përmes mbështetësit të futbollit Aleksandar Vidojevic i cili është shok me djalin e presidentit duke shtuar se ai foli me presidentin personalisht disa herë. Ai gjithashtu kërcënoi të zbulonte më shumë detaje “nëse disa njerëz nuk zgjohen” dhe se ai është anëtar i partisë së Vuçiçit që nga viti 2011.

Belivuk tha se ai u ankua te shoku i ngushtë i Vuçiqit,  Darko Glisiq (gjithashtu një zyrtar i SNS) i cili e ftoi atë në shtëpinë e tij.

Belivuk u tha hetuesve se Glisiq i premtoi atij një takim me Vuçiqin.

“Ai më dha kontakte të BIA-s (agjencisë serbe të inteligjencës dhe sigurisë) duke thënë se ata do të më tregonin kur dhe ku,” tha ai.

Ai tha se takimi vazhdoi në një apartament në lagjen Zvezdara në Beograd vetëm me Vuçiqin dhe Miljekoviqin(krahun e djathtë të tij)

“Ne diskutuam disa tema dhe patëm edhe disa takime tjera. Ai na tha në takimin e parë që do të takoheshim sa më pak të ishte e mundur në mënyrë që të mos e rrezikonim atë ose veten për shkak të situatës politike,” citohet ai në transkript, duke shtuar se Vuçiq kërkoi disa favorizime përfshirë shkarkimin e menaxhmentit të klubit futbollistik Partizan për të cilin nuk mund të pajtohej./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!