Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët ishin arratisur më 1 Janar 2019 nga burgu i Koridhalos. Një aksion i kryer nga forcat speciale greke vuri në pranga Elvis dhe Leonardo Pepa.
Operacioni i u krye në bazë të një informacioni që kishin marrë efektivët për vendndodhjen e tyre. Shqiptarët qëndronin të fshehur në një shtëpi, ku për pasojë u arrestua edhe shtetasi grek i cili akuzohet se i kishte strehuar të arratisurit.
Dy të rinjtë u arratisën pasi prenë hekurat e dritares së qelisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të 1 Janarit. Mungesa e dy shqiptarëve ishte vënë re mëngjesin e ditës së nesërme. Ndërkohë autoritetet nisën edhe një hetim të brendshëm nëse ka patur shkelje nga ana e gardianëve./abcnews.al