Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

U arratisën nga burgu, 3 shqiptarët e arrestuar shpallen fajtorë nga Gjykata

schedule23:56 - 8 Shkurt, 2022

schedule 23:56 - 8 Shkurt, 2022

Tre shqiptarët, që u arrestuan pas arratisjes nga paraburgimi në Hania në Greqi, dolën sot para gjykatës dhe u shpallën fajtorë.

Gjykata dënoi 29-vjeçarin shqiptar me 42 muaj burg dhe dy të pandehurit e tjerë 34 dhe 32 vjeç, me 34 muaj burg.

Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli, është një nga personat e arratisur. Një tjetër është Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka. I treti njihet si D. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge” ndërsa shqiptari i katërt raportohet se është një 29-vjeçar shqiptar i njohur. Ndërsa i arratisuri i 5-të, është një pakistanez, i dënuar për vrasjen e tre personave.



Lexo edhe: FOTO+EMRAT/ Këta janë shqiptarët e rrezikshëm që u bën “gol” policëve në Greqi, sharruan hekurat dhe ia mbathën nga burgu

Si u arratisën? Të dënuarit kanë qenë duke u transferuar në një burg tjetër por kanë përfituar nga rasti dhe ia kanë mbathur. Të 5 të dënuarit kishin hyrë në tualetin e qendrës së paraburgimit dhe pasi kanë prerë hekurat nga dritarja, janë hedhur një nga një dhe kanë dalë në garazhin e nëndheshëm të Komisariatit të Policisë. Mungesa e të pestëve është vënë re nga punonjësi i policisë së turnit të mëngjesit në numërimin standard.

Grupi prej pesë personash u “nda” pas arratisjes, pasi 3 prej tyre u larguan me një makinë të vjedhur në Heraklion ku dhe u lokalizuan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!