Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U arratis nga burgu grek, arrestohet shqiptari

schedule14:00 - 28 Maj, 2019

schedule 14:00 - 28 Maj, 2019

Shqiptari i arratisur mbrëmë nga burgu i Avlonës në Greqi është arrestuar në qendër të Athinës. Portal grek Zugla.gr bën të ditur se 23-vjeçari shqiptar me inicialet A. Xh u kap në lagjen “Omonia”. Bashkë me shqiptarin ishte arratisur nga burgu edhe një  21 vjeçar sirian, i cili është në kërkim policor.

Shqiptari ishte arrestuar për veprat penale të trafikut te drogës dhe ishte dënua me 16 vjet burg. Kurse siriani ishte arrestuar për trafik të emigrantëve dhe ishte dënuar me 7 vjet burg.

I burgosuri shqiptar, sipas mediave greke ka qenë i përfshirë në vrasjet e ndodhura së fundmi në burgun e Koridhalos. Ai cilësohet si pjesë e së ashtuquajturës “mafia e burgut” në Koridhalos.



Dy të burgosurit arritën të arratiseshin pasi goditen  një oficer policie jashtë perimetrit të burgut, i cili qëlloi në ajër me armë për t’i trembur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!