U akuzua se përdhunoi adoleshenten në Greqi, ekspertiza provon të kundërtën për shqiptarin: Nuk ka shenja dhune

schedule08:45 - 15 Prill, 2022

schedule 08:45 - 15 Prill, 2022

Ka dalë ekspertiza mjeko ligjore për 17-vjeçaren greke që denoncoi në polici se është përdhunuar nga një shqiptar 27-vjeçar.

Sipas raportit mjeko-ligjor adoleshentja nuk është abuzuar seksualisht, pavarësisht pretendimeve të saj.

Sipas ekspertizës shqiptari nuk e ka përdhunuar adoleshenten greke , ndërsa dyshohet se çdo gjë ka ndodhur me dëshirën e plotë të 17-vjeçares, pasi ajo nuk ka pasur asnjë shenjë në trup që mund të tregojë diçka të kundërt.

Protothema.gr shkruan se ekspertët mjekoligjorë dyshojnë se adoleshentja greke ka kryer marrëdhënie seksuale me shqiptarin edhe herë tjera.

Avokati i 27-vjeçarit Manolis Vamvounakis, ka thënë se klienti i tij tashmë ndihet më i qetë dhe se drejtësia ka vepruar ashtu siç duhet.

27-vjeçari pritet të merret në pyetje nga drejtësia greke ditën e sotme.

Versioni i 17-vjeçares

27-vjeçari u njoh me adoleshenten nga Kamatero përmes një platforme takimesh online, nga ku kanë shkëmbyer llogaritë në Instagram dhe kanë vazhduar bisedën.

Shqiptari i ishte prezantuar 17-vjeçares si pakistanez, pasi nxënësja kur denoncoi rastin tha në polici se personi që e përdhunoi ishte nga Pakistani.

Ai ka përdorur një profil të rremë në Instagram, përmes të cilit i është afruar adoleshentes dhe pas komunikimeve të vazhdueshme e ka bindur që të takohen.

27-vjeçari shqiptar, i cili u prezantua si pakistanez, njohu 17-vjeçaren përmes Instagramit , e tërhoqi zvarrë në një garsonierë në Koridhalo dhe pasi ndezi televizorin me volum të lartë, për të mos u kuptuar nga fqinjët përdhunoi 17-vjeçaren, sipas versionit të adoleshentes greke.

Versioni i nënës së shqiptarit

Nëna e shqiptarit tha për protothema.gr se ka qenë në shtëpi në Agia Varvara momentin kur i biri u kthye pas orës 1 të natës me një vajzë.

“Djali im hyri në shtëpi pak pas orës 01:00 dhe më tha ‘mos më shqetëso, do të jem në dhomë me një vajzë’. Nuk dëgjova zhurmë siç thonë, dëgjova vetëm të qeshura ”, pohon e ëma e 27-vjeçarit shqiptar.

Ndërkohë theksoi se nuk është në dijeni për shtëpinë që i biri ka në Koridhalo. Pasi 17-vjeçarja që denoncoi të riun shqiptar ka treguar në polici se 27-vjeçari e përdhunoi në një garsonierë në Koridhalo.

E ëma e shqiptarit shtoi se mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e tyre ndodhej dhe një mysafir, mik i familjes dhe se ajo mësoi për përdhunimin e adoleshentes greke të nesërmen, kur policia erdhi për të arrestuar të birin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!