Një 51-vjeçar, punonjës i një firme ndërtimi, ka ndërruar jetë pasi është dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune, gjatë kohës që ishte duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali.
Sipas policisë 51-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gramsh/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në fshatin Grabovë, shtetasi 51 vjeçari, punonjës i një firme ndërtimi, gjatë kohës që ka qenë duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firme. Si pasojë e dëmtimeve, 51-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/