U abuzua seksualisht prej 11 vitesh nga njerku shqiptar, 25-vjeçarja thyen heshtjen: Nëna ime nuk dinte gjë

schedule10:49 - 7 Mars, 2024

schedule 10:49 - 7 Mars, 2024

Zbulohen detaje të reja në lidhje me abuzimin seksual ndaj një 25-vjeçareje në Greqi nga njerku i saj, një 50-vjeçar shqiptar.

Shqiptari akuzohet se ka abuzuar seksualisht për 11 vite me vajzën e partneres së tij, që në atë kohë vajza ka qenë 14 vjeçe.

Nëna ime nuk dinte asgjë. Gjithçka është bërë në fshehtësi. Ai (njerku) ishte kokëfortë dhe xheloz edhe kur më shihte duke dalë me miqtë e mi. Mamaja ime nuk e kuptonte pse ai sillej ashtu. Nuk kisha folur me të sepse nuk doja ta mërzisja. Ajo nuk ka dituar asgjë deri ditën e martë, kur çështja u bë publike.”, ka thënë ajo sipas Protothema.gr.

Shqiptari dhe partnerja e tij janë arrestuar nga autoritetet greke, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan kanabis, pistoletë, shuma të mëdha parash dhe thika.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!