TIRANË– Pas kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës ka përjashtuar me dhjetë ditë tre deputetët e PD, pas kaosit dhe rrëmujës, që shkaktuan në seancën e së enjtes në Kuvend.
Të përjashtuarit janë Ervin Slianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.
Ervin Salinaji ndezi disa flakadanë dhe në këtë u ndihmua nga dy deputetë e sipërpërmendur.
Në seancat e fundit Partia Demokratike, konkretisht deputetët e grupit të Berishës kanë shkaktuar veprime jonormale, të cilat e kanë pamundësuar zhvillimin normal të seancave plenare.
Për këtë janë ndëshkuar disa prej deputetëve më përjashtim prej dhjetë ditësh nga punimet e Parlamentit./ n.m.abcnews.al